
Pas eksperiencës në Arabinë Saudite duket se e ardhmja e Mateo Reteguit do të jetë përsëri në Europë.
Italiani mbron ngjyrat e Al Qadsiah, për të cilin në orët e fundit ka shfaqur interes Milani.
Sulmuesi i njeh shumë mirë kuqezinjtë duke qenë se në të kaluarën ishte pjesë e Genoas dhe Atalantës.
Mirëpo interesi i ‘’ Djallit ‘’ pritet të analizohet ndryshe, një pretendent serioz për të fituar tituj, jo vetëm në Itali.
Nëse marrim në konsideratë eksperiencën në Scudetto lojtari nga San Fernando e Buenos Aires kontriboi me 9 gola dhe 3 asiste në 31 sfida me Genoan dhe 28 gola dhe 9 asiste në 49 të tilla me të ashtuquajturën ‘’ La Dea ‘’.
Traineri Massimilliano Allegri e mirëpret në ‘’ San Siro ‘’ por mbetet për tu parë se si do ta analizojë Mateo Retegui ofertën e presidentit Paolo Scaroni.
S’do të jetë aspak e lehtë sepse klubi nga Arabia Saudite investoi 70 milionë euro dhe presidenca do të tentojë ta rikuperojë këtë shifër.
Të qënit pjesë përsëri e një ndër kampionateve më prestigjozë në kontinentin e vjetër, sidomos në rradhët e shtatë herë fituesve të Champions Leagues evidenton një hap të suksesshëm në karrierën e tij, për të cilin merkatoja e verës do të jetë determinante.



