Serie A/ Verona “digjet” në frymën e fundit, Lecce siguron mbijetesën me gol në minutën e 100-të

Serie A/ Verona “digjet” në frymën e fundit, Lecce siguron mbijetesën me gol në minutën e 100-të

Janë mbyllur tre ndeshjet e Serie A, të vlefshme për javën e parafundit në këtë kampionat.

Napoli barazoi me rezultatin 2-2 ndaj Bologna në transfertë, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.

Akoma më e bukur ishte gara në dy ndeshjet për mbijetesë. Hellas Verona, i shkoi shumë afër fitores, por Empoli e ndali në barazim 1-1. Veronezët ishin në avantazh 1-0 pak sekonda para fundit, por miqtë barazuan në minutën e 96-të.

Në rast fitoreje, Verona do i largohej vendit të 18-të, por tani mbetet në kuotën e 31 pikëve, po aq sa edhe Spezia e vendit të 17-të, por në javën e fundit përballë do të kenë një kundërshtar të vështirë si Milani.

Ndërkohë Lecce siguroi mbijetesën, pasi mposhti minimalisht Monzan. Një gol i shënuar nga Colombo në minutën e 100-të, i dha fitoren Lecces, që sezonin tjetër do të luajë në Serie A.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy