Oihan Sancet, objektiv i Manchester United

Oihan Sancet, objektiv i Manchester United

Faza e dytë e sezonit do të jetë përcaktuese për shumë skuadra.

Merkatoja e janarit ka përfunduar dhe disa prej tyre pavarësisht se drejtuesit kanë dhënë maksimumin nuk i kanë arritur objektivat.

Megjithatë koha kalon shumë shpejt dhe ajo e verës parashikohet shumë intensive.

Si gjithmonë, një ndër protagonistët e saj do të jetë Manchester United, një ndër klubet më të pasur të botës.

Traineri Ruben Amorim ka kërkuar përforcime dhe një ndër objektivat e tij është Oihan Sancet.

24 vjeçari vijon të jetë një referent tek Athletic Bilbao dhe në ‘’ San Mames ‘’ kanë filluar të shqetësohen.

Vizioni për lojën, kapaciteti për të arritur me sukses në zonat kundërshtare dhe adaptimi me shpejtësi në disa pozicione të ofensivës i kanë dhënë shumë avantazhe gjatë eksperiencës me ‘’ Los Rojiblancos ‘’.

Drupal Ad

Edhe pse është pjesë e projektit të Ernesto Valverdes, oferta e anglezëve mund ta bindë për tu larguar nga vaskët drejt ‘’ Old Traffordit ‘’ gjatë merkatos vijuese.

Prej shumë kohësh ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kanë mbetur në prapavijë në lidhje me titujt dhe do të tentohet të rikthehet situata në favor, edhe pse rivaliteti ndërmjet ekipeve sa vjen edhe ashpërsohet, në kampionatet respektive dhe kompeticionet europiane.

Natyrisht që tifozeria e zjarrtë e Athletic Bilbaos shpreson qëndrimin e Oihan Sancet por ky i fundit do të vendosë se ku dëshiron ta vijojë të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy