Sherri pas ndeshjes Tirana-Besiktas, procedohen penalisht 14 tifozë

Sherri pas ndeshjes Tirana-Besiktas, procedohen penalisht 14 tifozë

Policia e Tiranës, ka proceduar penalisht 14 tifozë, për shkak të trazirave të ndodhura pas përfundimit të ndeshjes mes Tiranës dhe Besiktas. Tifozeritë e të dyja ekipeve, përveç përplasjeve në stadiumin “Air Albania”, kanë vazhduar sherrin e tyre edhe pas ndeshjes, në rrugët e kryeqytetit. Në njoftimin e Policisë, thuhet se janë proceduar 14 tifozë, ku 10 prej tyre janë turq, të skuadrës kundërshtare. NJOFTIMI I POLICISË: Prishën qetësinë publike duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, si dhe dëmtuan 1 automjet, pas përfundimit të ndeshjes Tirana - Beshiktash, procedohen penalisht 14 shtetas, tifozë të këtyre skuadrave. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit: -T. K., 30 vjeç, H. A., 30 vjeç, Y. T., 26 vjeç, F. K., 25 vjeç, V. A., 25 vjeç, T. K., 25 vjeç, A. A., 34 vjeç, O. S., 25 vjeç, A. U., 27 vjeç, S. O., 28 vjeç, të gjithë banues në Turqi; - C. K., 37 vjeç, banues në Gjermani; - I. P., 22 vjeç, si dhe për dy shtetas të mitur 17 vjeç, të tre banues në Tiranë. Këta shtetas, ditën e djeshme, pas përfundimit të ndeshjes Tirana - Beshiktash, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në rrugën "Abdi Toptani". Gjatë konfliktit mes këtyre shtetasve, kanë mbetur të dëmtuar lehtë shtetasit T. A., 28 vjeç, dhe V. M., 47 vjeç. Gjithashtu, gjatë konfliktit ndërmjet tyre, është dëmtuar 1 automjet i parkuar në parkingun e një hoteli. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sende të forta të përdorura gjatë konfliktit dhe lëndë piroteknike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy