Klubi turk i vendos çmimin, Manaj vlen 10 milionë euro

Klubi turk i vendos çmimin, Manaj vlen 10 milionë euro

Rey Manaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë në Turqi, aty ku është pjesë e skuadrës së Sivasspor.

Sulmuesi lushnjar, numëron 15 gola të shënuar në kampionat dhe është një nga lojtarët më të spikatur në kampionatin turk.

Duke parë këtë ecuri, te Sivasspor, kërkojnë të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur. Drejtuesit kanë vendosur ta shesin në verë, pasi do të mbushte arkat e klubit, ndërsa i kanë vendosur edhe çmimin.

Sipas klubit turk, skuadrat që dëshirojnë shërbimet e Manajt, duhet të paguajnë të paktën 10 milionë euro. Madje te Sivasspor, shpresojnë që Manaj të shkëlqejë në Europian me Shqipërinë, për ta rritur edhe më shumë çmimin.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy