
Redon Dragoshi, është lojtari më i ri i Kukësit. MCN, mëson se mbrojtësi do të luajë për verilindorët për pjesën e mbetur të sezonit.
Kjo u konfirmua nga vetë lojtari, i cili deri pak javë më parë ishte pjesë e Vllaznisë. Anësori i djathtë u transferua te shkodranët në verë, por nuk arriti të gjejë hapësira dhe për këtë arsye vendosi të largohej.
Dragoshi rikthehet kështu te Kukësi, skuadër ku shkëlqeu për tre vite, nga 2020 deri në 2023, para se të kalonte te Vllaznia.



