
Sezoni i ri në kontinentin e vjetër pritet që të jetë shumë emocionues dhe me të papritura . Njëkohësisht me kampionatin europian është duke u zhvilluar edhe një merkato tepër interesante . Klubet më të njohura janë të ndërgjegjshme se duhet të riparojnë deri në detaje problematikat e të kaluarës për ti përballuar me sukses kundërshtarët . ‘’ The Redsat ‘’ e Liverpoolit përballë një periudhe të vështirë po mundohen që të progresojnë me hapat e duhur dhe janë drejt finalizimit të një akordi .
Jurgen Klopp ka mbetur i mahnitur nga lojtari i Portos Otavio të cilin duan me patjetër ta bëjnë pjesë të mitikut ‘’ Anfield Road ‘’.
Sipas tablodit britanik ‘’ The Sun ‘’ , braziliani e përfundon kontratën me ‘’ Dragones Azules ‘’ në 2025-sën dhe klauzola e prishjes së saj arrin 70 milionë eurot. Duke qenë se koronavirusi ka shkaktuar shumë dëme në ekonomitë e ekipeve të njohura , Liverpooli pretendon reduktimin e shifrës me anë të përfshirjes së ndonjë lojtari që mund ti sjellë benefite skemave të Sergio Conceiçaos pasi largimi i ishi-t të Vitorias dhe Internacionalit nga ‘’ Dragao ‘’ me siguri do të krijojë një boshllëk të madh tek kjo skuadër .
Karakteristikat që disponon flasin për një lojtar shumë të rrezikshëm përpara portës , element të cilit i bashkohet edhe adaptimi në shumë pozicione të fushës , fakt që e shëndërron Otavion në një lojtar tepër tërheqës .
42 ndeshje dhe 5 gola i kanë mjaftuar gjermanit Jurgen Klopp për ta konsideruar 26 vjeçarin i cili është drejt realizimit të një objektivi madhor në karrierën e tij të suksesshme .



