
Progresi i sulmuesit të Evertonit Richarlison po vijon ta zgjerojë interesin .
Braziliani pas Paris St Germain, Real Madridit , Atleticos dhe Bayern Munchen do të tentohet edhe nga Tottenham Hotspuri i cili ka ndryshuar totalisht me Antonio Conten .
Italiani kërkon më tepër grintë në metrat e fundit dhe sipas gazetarit Bruno Andrade, drejtuesit e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ kanë avancuar me negociatat për transferimin e 25 vjeçarit në ‘’ White Hart Lane ‘’.
Me rikthimin e trainerit nga Lecce në Londër , këtë herë tek ‘’ Spursat ‘’ , fati i ka trokitur në derë sepse jo vetëm që kanë arritur objektivin që lidhej me kualifikimin në Champions League por do ti duhet të transferojnë lojtarë cilësorë sepse ky kompeticion i shtohet impenjimit në Premier League dhe në Kupën e Anglisë .
Kryeqytetasit i kanë lëvizur siç duhet gurët gjatë kësaj periudhe me transferimet e Ivan Perisic, Fraser Foster dhe janë shumë afër lojtarit të Nottingham Forestit Djed Spence.
Ky operacion i cili konsiderohet ndër më cilësorët në Premier League parashikohet se do të arrijë 60 milionë eurot dhe në ekipin e Antonio Contes, ishi i Fluminenses do të mbështetet fuqimisht në vijën e sulmit nga Harry Kane , Heung-Min Son, Dejan Kulusevski dhe Lucas Moura.
Realisht Tottenhami do të jetë një ndër kandidatët për trofe në sezonin vijues dhe nuk përjashtohet ndonjë surprizë në Uefa Champions League, turne në të cilin në të kaluarën arritën deri në finale nën drejtimin e Mauricio Pochettinos.
Ishi i Watfordit e finalizoi sezonin me 11 gola dhe 5 asiste në 34 sfida dhe si për shumë lojtarë të tjerë fillimi i të ardhshmit do të jetë shumë i rëndësishëm për arsye se në muajin nëntor do të fillojë Botërori i Katarit dhe për ta e domosdoshme mbetet dhenia e 100 % për të fituar një vend ndër 23 lojtarët e grumbulluar në kombëtaret respektive .



