Futbollisti shqiptar, Anis Mehmeti, po kalon një formë të shkëlqyer në Ligën e Parë në Angli, atje ku aktivizohet me skuadër e Wycombe.
Në 24 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, 21-vjeccari ka shënuar 8 gola si dhe ka dhënë 3 asiste. Shifra të kënaqshme këto për një lojtar në moshën e tij dhe kjo formë e shkëlqyer nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Mehmeti ndiqet nga skuadra e Nottingham Forest në Premier League. Madje thuhet se klubi anglez ka gati edhe një ofertë prej 5 milionë paundësh për Mehmetin.



