Silvinjo: I ndjek të gjithë lojtarët, nuk është momenti për listën e Europianit

Silvinjo: I ndjek të gjithë lojtarët, nuk është momenti për listën e Europianit

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, deklaroi se i ka në monitorim të gjithë lojtarët, që mund të jenë pjesë e Shqipërisë.

Sipas tij, nuk është koha për të menduar për listën e Europianit, por duhet të jetë fokusi te dy ndeshjet miqësore, ndaj Kilit dhe Suedisë.

Në këto momente, askush nga ne nuk mendon për listën finale. Kili dhe Suedia janë skuadra të forta, mendojmë vetëm për ta. Nuk është momenti për listën finale të Europianit.

Është momenti të vlerësojmë të gjithë futbollistët, në sensin pozitiv. Edhe ata që nuk janë i kemi në konsideratë. Mujën, Dakun, Gjasulën, të gjithë. Nuk e mbaj mendjen te lista, është momenti të mendojmë për Kilin dhe Suedinë.

Pata një eksperiencë si asistent i Tites te kombëtarja Brazilit, zhvilluam një Botëror. Eksperiencë shumë e bukur. E kisha një aventurë në Kombëtare, gjë që ndikoi që të merrja drejtimin e Shqipërisë.

Dera e Kombëtares është e hapur. Në klub ke 23-24-25 lojtarë, janë shumë, monitorojmë shumë lojtarë. Unë vëzhgoj dhe analizoj. Vëzhgoj cili luan disa minuta, pak apo fare. Vëzhgoj se cili luan mirë, kjo është detyra ime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy