Ç'po ndodh me Serie A, Modriç tek Milani, Kroos tek Juventus

Ç'po ndodh me Serie A, Modriç tek Milani, Kroos tek Juventus

Serie A mund të jetë destiancioni i radhës i Luka Modricit dhe Toni Kroosit

Sipas Calciomercato.com, Milani është i interesuar që ta transferoj mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Por, mos pjesëmarrja e Milanit në Ligën e Kampionëve, në sezonin e ardhshëm, mund të jetë pengesë për transferimin e Modricit në San Siro.

Kurse, Calciomercato.com  shkruan se Juventusi do t’i përdorë paratë nga shitja e Leonardo Bonuccit në Milan për ta transferuar mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos.

Por, ky mund të jetë një tentim i kot për “Zonjën e Vjetër” pasi Zinedine Zidane nuk do të heqë dorë nga gjermani.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh deri në përfundim të afatit kalimtar. Në tregun e futbollit asgjë nuk është e pamundur. Këtë e ka dëshmuar kalimi i Leonardo Bonuccit nga Juven në Milan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy