Arrihet marrëveshja/ Kontratë 5-vjeçare, zbulohet e ardhmja e Leo Messi

Arrihet marrëveshja/ Kontratë 5-vjeçare, zbulohet e ardhmja e Leo Messi

Nuk ka më dyshime, Leo Messi do të vazhdojë të jetë lojtar i Barcelonës. Media pranë klubit katalanas, “Mundo Deportivo” ka zbuluar së fundmi se është arritur marrëveshja në parim dhe shumë shpejt pritet që të vijë edhe zyrtarizimi për rinovimin e kontratës së argjentinasit me Barcelonës.

Messi përfundoi kontratën më 30 qershor, por ajo do të rinovohet sërish edhe për 5 sezone të tjera. 34-vjeçari ka pranuar ulje në pagën e tij, në mënyrë që Barcelona të lejohet nga Federata për ta federuar, pas problemeve të mëdha që ka me pagat.

Në këtë situatë tashmë gjithçka është thuajse e mbyllur dhe pritet vetëm miratimi i La Liga për të mbyllur gjithçka dhe më pas të vijë zyrtarizimi.

Messi do të firmosë kontratën e re 5-vjeçare, por te Barcelona e dinë se ai nuk do të luajë me katalanasit deri në 2026, por kjo bëhet për t’i shpëtuar penalizimeve nga federata, për rrogën e lojtarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy