5 pretendentë për Junior Firpo

5 pretendentë për Junior Firpo

  Pas një sezoni paksa të luhatur për arsye të aktivizimit të reduktuar Junior Firpo  gjatë kësaj kohe ka akumuluar disa pretendentë në Europë. Humbja e rivalitetit me Jordi Alban  e ka penalizuar progresin e dominikanit  por eksperienca me siguri nuk do ta lërë në baltë sepse janë 5 emra të fuqishëm që interesohen për shërbimet e 24 vjeçarit. I pari që kryeson listën është  Leeds United. Traineri Marcelo Bielsa e vlerëson shumë për arsye të polivalencës nga e cila karakterizohet dhe sipas  ‘ Daily Mail ‘ do ti shërbente shumë taktikave të tij. Së dyti është West Ham United. Kualifikimi për në kompeticionet europiane ia ka rritur shpresat dhe njëkohësisht përgjegjësinë për të bërë mirë në merkato. Prezenca e Aaron  Cresswell nuk ka rezultuar e mjaftueshme për "The Hammers", të cilët kërkojnë një lojtar që ofron garanci nga krahët .

Pas tyre renditet një tjetër ekip anglez. Eshtë Southampton që drejtohet nga Ralph Hasenhuttl, i cili pas një sezoni për t'u harruar, kërkon të marrë masat për të mos përsëritur hapat fals në vijuesin. Kjo goditje sigurisht do t'i jepte një lloj shprese për më tej sepse ndërthurja shpejtësi-teknike e shëndërrojnë profilin e tij në më interesant. I katërti në listë është Interi.

Zikaltërit janë përpara një investimi të konsiderueshëm siç është shitja e Achraf Hakimit që me shumë gjasa do të përfundojë tek Paris St Germain dhe zgjidhja e menduar nga 19 herë kampionët e Italisë është pikërisht Junior Firpo. Lista mbyllet me Milanin. Rikthimi në Uefa Champions League ia ka shtuar intensitetin kuqezinjve të cilët po mundohen të gjejnë elementët e duhur për të konfrontuar këtë kompeticion, ashtu siç duhet dhe Junior Firpo e përmbush shumë mirë këtë kërkesë.

Revolucioni i përgatitur në "San Siro" është në një rrugë të drejtë dhe sezoni i ri do të jetë përcaktuesi i veprimeve të Milanit.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy