Rinovimi i kontratës, Strakosha i vendos dy kushte Lazios

Rinovimi i kontratës, Strakosha i vendos dy kushte Lazios

E ardhmja e portierit të Kombëtares, Thomas Strakosha te Lazio nuk është e sigurt. Gardianit kuqezi i përfundon kontrata me bardhekaltrit sezonin e ardhshëm dhe po punohet për rinovimin e saj.

Megjithatë për të pranuar rinovimin, shqiptari ka dy kërkesa në drejtim të Lazios. Sipas “Radiosei”, Strakosha ka kërkuar garanci për të ardhmen, pra të ketë më shumë minuta, ndryshe nga sezoni që sapo u mbyll, ku u aktivizua pak, pasi trajneri Inzaghi i besoi portën Reinas.

Gjithashtu kërkesa tjetër e Strakoshës është rritja e pagës. Portieri i Shqipërisë kërkon rritje të pagës, për të pranuar rinovimin dhe në rast se kjo nuk i plotësohet atëherë do të shikojë të vazhdojë karrierën diku tjetër, ose do të qëndrojë edhe një sezon te Lazio, për t’u larguar vitin tjetër si lojtar i lirë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy