Laporta: Dembele nuk shitet as për 80 milionë euro, nuk do shpenzojmë në merkato

Laporta: Dembele nuk shitet as për 80 milionë euro, nuk do shpenzojmë në merkato

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për merkaton e dimrit te skuadra e tij, teksa shtoi se klubi ka vendosur të mos shpenzojë, pasi skuadra u krijua në verë.

Në lidhje me disa nga lojtarët që janë përfolur për tu larguar, Laporta, u shpreh se Dembele, De Jong dhe Ansu Fati do të qëndrojnë te katalanasit.

Madje për francezin tha se nuk shitet edhe nëse vjen ndonjë ofertë e madhe prej 70 apo 80 milionë eurosh.

Dembele nuk e shesim edhe në rast se mbërrin një ofertë 70 apo 80 milionë euro. Ne po mendojmë për të rinovuar me atë dhe të shohim, do të flasim më shumë në të ardhmen. Sa i takon De Jong, edhe kryesia sportive merr vendimet e saj dhe ndërmerr veprime, është vendosur që mesfushori të mos jetë në merkato. I njëjti diskutim vlen edhe për Ansu Fati. Sa i takon merkatos së janarit, ideja është të mos shpenzojmë në këtë moment pasi skuadrën e krijuam në verë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy