
Ulje-ngritjet e shpeshta të Napolit në repartin e mesfushës, vijojnë ta shqetësojnë ndjeshëm trainerin Walter Mazzarri.
Drejtuesit nuk kanë preferuar të humbin kohë dhe menjëherë e kanë përcaktuar objektivin e rradhës në merkato. ‘’ Il Partenopei ‘’ kanë nisur negociatat me West Hamin për huazimin e Pablo Fornals, i cili e përfundon kontratën me londinezët në 2025-sën.
Përveç bardhekaltërve, edhe në Andaluzi do të zhvillohet një derbi midis Sevillas dhe Real Betisit, ekipe të cilat do të tentojnë ta rikthejnë 27 vjeçarin në Primera Division.
Megjithatë, është ende herët për të dhënë një verdikt më të qartë për të ardhmen e Pablo Fornals, lojtar që po zhvillon sezonin e pestë tek ‘’ The Hammers ‘’.
Humbja e terrenit në Serinë A, sidomos pas fitimit të titullit kampion në sezonin e shkuar tregon se rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet dhe për arritjen e objektivave, merkatoja dimërore konsiderohet kyçe.
Nxënësi i David Moyes numëron 22 sfida në sezonin aktual dhe interesi i fituesve në fuqi të Scudettos, pa harruar ‘’ Los Verdiblancos ‘’ dhe ‘’ Los Rojiblancos ‘’.



