Vrioni: Ronaldo më tha diçka të bukur, nuk do e harroj kurrë

Vrioni: Ronaldo më tha diçka të bukur, nuk do e harroj kurrë

Giacomo Vrioni vendosi të largohej nga Juventusi në këtë merkato vere, teksa kaloi në huazim në kampionatin austriak, te skuadra e Tirol, aty ku ka pasur një start të shkëlqyer. Sulmuesi i Shqipërisë, së fundmi për "Tuttosport" është rikthyer të flasë për lëvizjen e bërë në merkato, si dhe ka treguar një prapaskenë me Cristiano Ronaldon, gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e Juventusit.

Kalimi te Tirol? Të provoja një përvojë në një kampionat jashtë Italisë, ka qenë gjithmonë ëndërr e imja. Kështu kur Juventusi dhe agjenti im ma dhanë këtë mundësi, unë vendosa menjëherë. Unë jam gjithnjë i gëzuar me zgjedhjet e mia. Këtu gjeta një ekip të shkëlqyer dhe një klub të organizuar shumë mirë.

Ronaldo? Gjëja e parë që më vjen në mendje për të, përveç se është perfekt në gjithçka, është edhe profesionalizmi i tij. Takova një kampion të vërtetë. Cristiano më mori njëherë mënjanë dhe më tha diçka shumë të bukur. Do e mbaj gjithmonë në zemër. Nuk do e harroj kurrë. Do e mbaj si sekret. Nuk mund ta them, nuk ia kam thënë askujt, madje as miqve të ngushtë dhe kurrë nuk do ia them njeriu. Shokët e skuadrës së Tirol, më bëjnë shumë pyetje në lidhje me Juventusin. Jo vetëm për Ronaldon. Mbrojtësit janë të intriguar nga Chiellini, De Ligt dhe Bonucci.”, u shpreh Vrioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy