Beci: Shqipja standarde mbi bazë toskërishten, ky është standardi dhe gjuha letrare

Beci: Shqipja standarde mbi bazë toskërishten, ky është standardi dhe gjuha letrare

Gjuhëtari Bahri Beci, për 50-vjetorin e Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, thotë se ishte mënyrë e zakonshme te celebrimit të ngjarjeve të rëndësishme, për të vlerësuar personazhet që nuk jetojnë më dhe kanë kontribute në këtë fushë.

Beci kujton se në vitin 1972 ishte në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë, sekretar shkencor i Institutit.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, deklaroi se për rrugën që është ndjekur ka pasur rezerva.

Në mbledhjen e fundit, shumica e atyre që flisnin, flisnin gjuha e njehsuar letrare. Gjuha shqipe është gjuhë standarde mbi bazën e toskërishtes, nuk është njehsuar.

Shqipja standarde mbi bazë toskërishten, ky është standardi, kjo është gjuha letrare. Një popull pa një gjuhë standarde e ka vështirë të përfaqësohet.

Praktikisht gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, gegërishten dhe toskërishten dhe njëra prej tyre do bëhej standarde. Ajo që kam vënë në diskutim është shpjegimi i rrugës që u bë.

I vetmi reagim që mund të argumentohet është shpjegimi në mënyrë shkencore dhe të vërteta ideologjike të kohës.

Deri në vitin 1944 u vendos një gjuhë zyrtare dhe menjëherë pas saj u kalua në një sistem tjetër.

Termi elbasanishte ka qenë më tepër një tendencë për të krijuar idenë e bashkimit, meqenëse ndodhet në qendër, për të lehtësuar problemin mes toskëve dhe gegëve.

Gjuha letrare e Komisisë Letrare të Shkodrës ishte një gegërishte e përgjithshme, as shkodranishte e mirëfilltë, as elbasanishte e mirëfilltë.

Përpjekjet kanë qenë për të zhdukur diferencat mes gegërishtes letrare dhe toskërishtes letrare.

Gegërishtja është një sistem dhe toskërishtja një sistem, nuk mund të jetë e njehsuar. Se sistemi fonetik i gegërishtes dhe toskërishtes janë tjetër, ashtu si sistemi morfologjik.

Edhe nëse do vazhdonte ajo gjuhë do mbijetonte, siç po mbijeton kjo tjetra.

Menjëherë pas vitit 1944 shteti i kohës u angazhua direkt dhe njoftoi vendimin tendencën për të vendosur në bazën e shqipes letrare, toskërishten standarde dhe ia arriti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy