
Emri i Sergio Ramos vijon të qarkullojë tek skuadrat me emër . Spanjolli i ka dhënë fund eksperiencës 16 vjeçare me Real Madridin dhe tashmë është në gatishmëri për dëgjimin e ofertave . 35 vjeçari nuk arriti të akordonte rinovimin e kontratës me ‘’ Galaktikët ‘’ dhe kjo arsye është mëse e mjaftueshme për gjigandët e Europës për të tentuar transferimin e andaluzit . Lufta për të do të jetë shumë e ashpër sepse katër nga ekipet më të mira të kontinentit të vjetër si Manchester City , Paris St Germain , Bayern Munchen dhe Chelsea po luftojnë fort për ta tranferuar në gjirin e tyre .
Por së fundmi sipas The Sun janë londinezët që kanë marrë iniciativën dhe po këmbngulin pasi traineri Thomas Tuchel e vlerëson shumë kontributin e Sergio Ramos ndër vite dhe mendon se eksperienca që mban mbi supe do ti shërbejë ‘’ Bluve të Londrës ‘’ për ta filluar me këmbën e mbarë sezonin e ri .
Megjithatë pavarësisht se gjigandët e Premier Leagues kanë shprehur interes të vazhdueshëm për Sergio Ramos , Paris St Germain është një hap më i avantazhuar për ta transferuar në ‘’ Parque De Prince ‘’ .
‘’ Les Pariziens ‘’ vijojnë ti qëndrojnë besnikë idesë se një ditë ky lojtar do të veshë fanellën kuq e blu por dominimi i Chelseat në kompeticionin më të rëndësishëm europian siç është Champions League i jep një tjetër ngjyrë interesit për kapitenin e ‘’ Los Blancos ‘’.



