
Etapa e Robert Lewandowskit në ‘’ Allianz Arena ‘’ besohet se do të marrë fund gjatë kësaj vere sepse prej kohësh shumë klube interesohen për polakun .
Bayerni s’ka qëndruar asnjëherë në vendumëro për faktin se bomberi është një lojtar i rrallë që ka bërë shumë për gjermanët në këto vite por gjithmonë një fillim e ka një fund dhe besohet se ai i 33 vjeçarit do të jetë këtë verë .
Gjermanët tashmë kanë piketuar një lojtar tepër të suksesshëm në metrat e fundit si Romelu Lukaku i cili nuk ka mundur të bëjë shumë në etapën e dytë tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe thuhet se është një hap larg largimit nga ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Anglezët investuan 115 milionë euro për ta riblerë belgun por më kot sepse ka rezultuar një ndër transferimet më të dështuara të historisë së Chelseat dhe rekordmenët e Bundesligës kanë menduar ta shpëtojnë nga kjo disfatë duke shpresuar se do të rikthehet në atë lojtarin që lideroi sulmin e Interit për dy sezone duke e kurorëzuar atë të kaluarin me fitimin e Scudettos .
Tek Bayerni kanë ndryshuar shumë gjëra sidomos pas eleminimit nga Champions League , eksperiencë që akoma nuk është harruar nga drejtuesit e kësaj skuadre të cilët janë të detyruar ta zëvëndësojnë Robert Lewandowskin me një lojtar kalibri dhe Romelu Lukaku mund të funksionojë në ekipin e Julian Nagelsmann.
Gjithsesi , Interi asnjëherë nuk e ka harruar Romelu Lukakun pavarësisht se merkaton e kaluar u detyruan ta shesin ‘’ Buallin ‘’ për ti ardhur në ndihmë aspektit ekonomik por tashmë po mendojnë ta rikthejnë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’, aty ku konsiderohet një ikonë dhe s’do të harrohet asnjëherë nga tifozeria e zjarrtë e 19 herë kampionëve të Scudettos të cilët mposhtën me meritë Juventusin pas 9 vitesh luftë me rekordmenët e këtij kampionati.
Tashmë Thomas Tuchel i cili konsiderohet një teknik shumë inteligjent dhe i kujdesshëm i ka dhënë dritën jeshile largimit të ishi-t të West Brmowich Albion nga londinezët dhe me siguri mund të jetë një ndër transferimet më të bujshme të verës .
Vetëm 12 gola në 39 sfida konsiderohen një statistikë shumë e varfër duke marrë parasysh të kaluarën dhe cilësitë e këtij sulmuesi, ndër më potentët në qarkullim i cili mund të bëjë që Bayern Munchen ta harrojë ishi-n e Borussia Dortmundit .



