Krenar Alimehmeti zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë

Krenar Alimehmeti zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë

Krenar Alimehmeti është zgjedhur kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë. Alimehmeti në garë kandidonte përballë Eduart Prodanit, ndaj të cilit doli fitues.

Votat e 44 delegatëve ishin në favor të Alimehmetit, kundrejt 2 delegatëve që votuan për Prodanin.

Të drejtë vote në Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë, kishin 67 delegatë, ku dy prej të cilëve nuk janë paraqitur në zgjedhjet e sotme. Vlen të përmendet se Prodani, u largua nga ambientet e FSHF bashkë me 18 delegatë pak para se të mbahej procesi i votimit, për shkak se pretendoi se numri i delegatëve ishte më i lartë, nga sa ishte parashikuar në fillim.

Për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë, ka pasur tension të madh ditët e fundit, teksa aty është përfshirë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili mbështeste Prodanin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy