Bernardo Silva, drejt largimit

Bernardo Silva, drejt largimit

Në merkaton e verës priten shumë ndryshime, sidomos tek ekipet më të famshëm.

Manchester City do të jetë një ndër protagonistët sepse traineri Pep Guardiola kërkon përmirësimin në çdo aspekt.

Strategu i bardhekaltërve është i ndërgjegjshëm se largimi i Bernardo Silvas do të lërë një boshllëk në repartin e mesfushës, i cili vijon të shpresojë për Lucas Paquetan.

Portugezi pretendohet nga Barcelona dhe Paris St Germain dhe fituesit në fuqi të Champions Leagues do të tentojnë deri në fund për ishi-n e Milanit, ndër më të spikaturit në Premier League.

26 vjeçari nga Rio de Janeiro është një nxënës shembullor i skocezit David Moyes, i cili po e mendon kalimin në ‘’ Etihad ‘’.

Një ekipi si ‘’ Qytetaret ‘’ asnjë lojtar nuk mund ti thotë jo për arsye se është ndër më të mirët në botë falë të famshmit ‘’ Pep ‘’.

Në verën e kaluar, drejtuesit e Manchester City-t u ndeshën me rezistencën e atyre të ‘’ The Hammers ‘’ për fantazistin e kombëtares së ‘’ Seleçaos ‘’, për të cilin nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

Duke iu referuar ecurisë, Lucas Paqueta mund të shëndërrohet një ndër transferimet më të bujshëm në fundin e sezonit, tek një ekip në të cilin do të kishte shansin e fitimit të trofeve kolektivë dhe jo vetëm në të ardhmen.

6 gola dhe 6 asiste në 31 sfida, të shoqëruara me një lojë mahnitëse e kanë bërë përsëri Lucas Paqueta-n pjesë të listës së Manchester City-t, gjithashu një ekip shumë i fuqishëm në aspektin ekonomik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy