
Ermal Tahiri, ish-futbollist, në emisionin “Skaneri Europian”, foli për ndeshjen e kthimit mes Bate Borisov dhe Partizanit. Referuar faktit se nuk ka ndryshime në formacionin e të kuqve, Tahiri deklaroi se trajneri ka besim sepse ka bërë mirë në ndeshjen e parë, por shtoi se mund të ishte ndryshuar diçka në sulm dhe të aktivizoheshin Mensah dhe Mba. “Është i njëjti formacion me ndeshjen e parë, sepse trajneri ka besim sepse bëri shumë mirë. Dyshoj vetëm te fuqia e krahut të majtë. Nëse bëjmë presion lart dhe jemi me presing lart, me tre sipër është më mirë të mos dalë fare topi. Në ndeshjen e parë, me presingun që u bë, Bate kishte shumë probleme. E vetmja gjë që mund të ndryshonte, është që të luante me dy përpara, me Mba dhe Mensah.”, deklaroi Tahiri. Ndeshja Bate Borisov-Partizani do të transmetohet në MCN TV.



