Barcelona , nuk e harron Andrey Santos

Barcelona , nuk e harron Andrey Santos

Ecuria e mesfushorit Andrey Santos, i cili aktualisht është i huazuar nga Chelsea tek Nottingham Foresti, vijon të monitorohet me kujdes nga drejtuesit e Barcelonës.

Sipas ‘ Mundodeportivos ‘, ‘’ Blaugranët ‘’ po japin maksimumin për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ , pavarësisht problemeve të vazhdueshme në aspektin ekonomik.

19 vjeçari po kalon momente të vështira tek anglezët pasi nuk ka gjetur hapësirat e mjaftueshme për të shpalosur potencialin e tij dhe në lidhje me një kalim të mundshëm në Katalunjë, numri një i stolit Xavi Hernandez tashmë e ka deklaruar se e mirëpret në skuadrën e zemrës.

Objektivi i kuq e bluve është blerja e lojtarëve por pa i kaluar limitet në aspektin ekonomik, për të evituar problematika në të ardhmen , sidomos gjatë merkatove.

Momentalisht nuk dihet nëse do të ekzistojë blerja e kartonit ose huazimi i ishi-t të Vasco da Gamas , një dëshirë e vjetër e ish fituesve të La Ligas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy