
Skënderbeu vazhdon përgatitjet për ndeshjen e fundjavës, atë ndaj Lushnjës në kampionat.
Korçarët kanë objektiv Superioren dhe për këtë arsye, do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
Këtë të premte, klubi ka publikuar pamje, nga seanca stërvitore, aty ku bie në sy prezenca e dy lojtarëve të rinj. Bëhet fjalë për Hektor Idrizajn, për të cilin është njoftuar më parë dhe mesfushori Erald Hyseni.
Ky i fundit vjen pasi mbylli aventurën me Egnatian dhe do të kërkojë të lërë shenjë me skuadrën e Skënderbeut.
&nb
sp;



