Casano: Seria A është një kampionat shumë mediokër

Casano: Seria A është një kampionat shumë mediokër

Ish-futbollisti i Interit, Milanit, Real Madrid dhe disa skuadrave të tjera në Europë, Antonio Casano, i cili tashmë flet në rolin  e opinionistit, thotë se Seria A ndoshta nuk është në nivelin e kampionateve të tjera, pasi i mungon intensiteti dhe kualiteti.

Në këtë përfundim, Casano del duke parë ecurinë e Interit në Champions League, një skuadre që sipas tij has shumë vështirësi për shkak të Antonio Conte-s, i cili bën një lojë shumë mbrojtëse.

“Gjithmonë sa herë Conte merr pjesë në Champions, ka shumë vështirësi.

Në ndeshjen e mesjavës, Reali i Madridit fitoi duke e mbajtur në ajër Interin. Ky ishte Reali më i dobët i 15 viteve të fundit dhe në ‘San Siro’ luajti pa Serxho Ramosin dhe Karim Benzemanë. Dhe më interesantja është që pak ditë më vonë humbi me Alaveshin. Reali ka humbur edhe me Kadizin, skuadër që u ngjit këtë vit në Ligën e Parë spanjolle. Nisur nga kjo, pyes veten nëse Seria A është në nivelin e kampionateve të tjera. Mendimi im është që kampionatit tonë i mungon intensiteti dhe kualiteti. Ashtu siç thotë Fabio Kapelo, është një kampionat shumë mediokër,”- tha fillimisht Kasano.

SHUMË FIZIK – Më tej ai analizoi mënyrën se ai luan Antonio Konte në Europë dhe në Itali. “Futbolli në Europë ndryshon shumë me atë në kampionatin italian. Interi ka vështirësi sepse luan me 5 mbrojtës dhe nuk tenton që të dominojë lojën. Në Champions duhet shumë teknikë dhe futboll dominues. Në të kundërt nuk vlen asgjë. Futbollistët që përdor Konte janë shumë të fortë fizikisht, por jo teknikisht.

I vetmi lojtar që aktivizon ai dhe ka talent teknikisht është Lautaro Martinez. Lukaku është shumë i mirë, por është një përbindësh në aspektin fizik. E vetmja skuadër italiane, e cila luan futboll në këto momente dhe mund të përballet me të gjitha ekipet në Europë, është Atalanta.

Fituan një ndeshje të madhe në Liverpul. Nëse Iliçiç do të rikthehet në formë, atëherë ata janë një ekip i papërballueshëm. Luajnë shpejt, me intensitet dhe me teknikë. Gasperini ka ndërtuar një ekip cilësor. Juventusi? Andrea Pirlo ka ide të qarta, por sigurisht që tani po bën disa eksperimente për të kuptuar se si ekipi i tij mund të japë më të mirën në fushën e lojës. Pa Ronaldon kanë vështirësi, por besoj që do të rikthehen pretendentë. Juventusi nuk duhet t’i llogarisë këto ndeshje”, përfundoi Casano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy