Hysaj: Kemi kaluar vit të vështirë, as Messi nuk fiton dot i vetëm

Hysaj: Kemi kaluar vit të vështirë, as Messi nuk fiton dot i vetëm

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, foli para mediave, në prag të sfidës miqësore që Shqipëria do të luajë ditën e nesërme ndaj Armenisë. Në fjalët e tij, Hysaj tha se lojtarët duhet të luajnë si skuadër, duke thënë se si individë nuk ia dalin dot, duke përmendur edhe Messin.

Hysaj tha se Shqipëria nuk fiton prej një viti, duke thënë se ka kaluar momente të vështira, ndërsa ndër të tjera tha se mund të fitojmë me Armeninë nëse luajmë si ndaj Italisë.

Ne duhet të marrim një fitore, pasi kemi një vit që nuk marrim dot fitore pasi ka qenë një vit i vështirë. Të gjithë çunat e duan një fitore për ta mbyllur këtë vit sa më mirë.

Janë shumë të mirë, janë të edukuar dhe stërviten mirë duke i dhënë një dorë skuadrës. Kanë kualitet sepse e treguan edhe ndaj Italisë dhe do të luftojnë për një vend në kombëtare.

Kemi pasur shumë mungesa në ndeshjet e kaluar. Në kombëtare duhet të vijnë të gjithë për të bërë maksimumin. Është një komb që na mbështet. Në të ardhmen në 2024 duhet të jemi një grup i fortë.

Normal se duhet të jemi një skuadër, pasi edhe Messi është individ që nuk arrin të sigurojë Kupën e Botës me Argjentinës. Ne të vjetrit duhet të mësojmë të rinjtë të luajnë në grup dhe jo si individë.

Ne kemi qëndruar këtu për të mbyllur sa më mirë ndeshjet. Si ndaj Italisë duhet të luajmë edhe ndaj Armenisë për të arritur fitoren.

Italia solli tifozët e vet dhe ishte një ndeshje që asnjë nuk donte të humbte. Edhe ne duhet të japim maksimumin për të fituar jo vetëm për tifozët por edhe për lojtarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy