
Trajneri Milanit, Gennaro Gattuso theksoi se nuk do të japë dorëheqjen, pavarësisht se ekipi i tij pësoi një humbje tjetër. Skuadra milaneze u mposht 2-0 në shtëpi nga Atalanta.
“Fyerjet, unë meritoj më shumë se lojtarët. Unë jam kapiten i anijes, bëj zgjedhjet pa presion,” tha Gattuso pas performancës së dobët të ekipit të tij të shtunën në javen e 18-të të Seria A.
“Unë kurrë nuk do e jap dorëheqjen, unë jam në dispozicion të klubit. Unë nuk dua që lojtarët bëjnë të kundërtën e asaj që kërkoj”, shtoi ai.
Që nga zëvendësimi i Vincenzo Montella, Gattuso ka fituar vetëm një ndeshje të Serise A kundër Bolonjës dhe e di se shanset po konsumohen edhe për të, por sfida me Interin i jep të tjera energji: “Kur skuadra ka probleme, lojtarët cilësorë vuajnë shumë për të dalë në pah. ‘Shtylla kurrizore’ e skuadrës nuk po kalon një moment të mirë, ndaj derbi duhet përgatitur sa më mirë sepse është një sfidë e rëndësishme dhe ne duhet ta fitojmë”.



