“Mendojnë për Botërorin dhe Europianin e ardhshëm”, Dede: Fusha nuk e lejoi Spanjën të fitonte

“Mendojnë për Botërorin dhe Europianin e ardhshëm”, Dede: Fusha nuk e lejoi Spanjën të fitonte

Trajneri Nevil Dede, në emisionin “Euro Zone” në MCN TV në rolin e specialistit, ka shpjeguar pse Spanja nuk fitoi dot ndaj Suedisë. Dede u shpreh se fusha nuk ndihmoi iberikët të bënin lojën e tyre.

“Kryeministri i Shqipërisë ka thënë: ‘Nuk keni parë gjë akoma’. Kështu edhe për Italinë, ta shikojmë si do dalë.

Spanja ngeci për një fakt të thjeshtë. Mua më bën përshtypje një gjë. Ndeshja luhej në Sevilje, terreni nuk ia lejonte që lojtarët të bënin lojën e tyre.

Çdo gjë që lëvizte në tokë, ishte shumë avash. Kushtet e fushës ndikuan në rezultat, Spanja nuk fitonte kurrë në atë fushë. Isha i bindur që në rastin që Morata humbi rastin. Unë e thashë që me këtë fushë Spanja nuk fiton as për 3 ditë. Spanja do një fushë tjetër. Prodhojnë pa fund, por nuk kanë një sulmues. Morata ka luajtur për klube të mëdha, por nuk është shpallur ndonjëherë golashënues. Spanja ndoshta ka një projekt afatgjatë. U la jashtë Ramos, u tha se ishin me Covid lojtarë të tjerë. Lajmi më pikant, ishte që morën dyshekët me vete.

Në momentin që thashë se Spanja ka një strategji me një moshë të re skuadre, ata pretendojnë Botërorin ose Europianin e ardhshëm. Bashkë me Italinë, Spanja është kombëtarja që bën futbollin më të bukur.”, u shpreh Dede.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy