
Pas humbjes së garës me Lionel Messin për fitimin e ‘’ Topit të Artë ‘’, sulmuesi Robert Lewandowski ka analizuar arsyet që nuk i lejuan ta fitonte për herë të parë në karrierë këtë trofe . Polaku e meritoi në vitin e kaluar por pandemia e koronavirusit u bë shkak për ta shtyrë këtë moment shumë të rëndësishëm në futboll.
55 golat e sezonit 2019-2020 duke përfshirë këtu edhe fitimin e Champions Leagues me Bayern Munchen e klasifikuan 33 vjeçarin ndër më të favorizuarit por fatkeqësisht nuk mundi ta fitojë luftën me ‘’ La Pulgan ‘’ i cili tashmë ka shkruar përsëri historinë me 7 ‘’ Topa të Artë ‘’ , arritje që do të jetë pothuajse e pamundur për tu mposhtur në vitet e ardhshme .
Duke iu referuar momentit të mrekullueshëm ai ka arritur në konkluzionin se për të shkuar deri tek ky trofe duhet të largohet nga ‘’ Allianz Arena ‘’ sepse me bavarezët e shikon si një mision të pamundur .
Kandidaturat për sulmuesin nga Varshava janë të shumta dhe pista e preferuar mbetet Real Madridi , klub që mund t’ia sigurojë arritjen e objektivit bomberit polak .
‘’ Lewa ‘’ beson se momenti ideal për tu transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ ka ardhur sepse mosha nuk premton edhe shumë vite në elitë dhe kërkon të përfitojë dhe të bëhet pjesë e ‘’ Galaktikëve ‘’ në merkaton vijuese .
Tek spanjollët , Robert Lewandowski do të gjente një ambjent ndryshe por me një dëshirë të madhe për të bërë përsëri ligjin në Spanjë dhe Europë nën drejtimin e një traineri si Carlo Ancelotti i cili e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit .
25 gola dhe 2 asiste në 20 ndeshje vijojnë ta konsiderojnë ishi-n e Dortmundit një rekordmen , etapa e të cilit në Bavari është drejt fundit .



