Chelsea i bashkohet luftës për Szalai

Chelsea i bashkohet luftës për Szalai

      Perla e Fenerbahces Attila Szalai ka arritur të impresionojë shumë skuadra të njohura së fundmi . Si shumë talentë të tjerë , 23 vjeçari ka ditur të adaptohet shpejt tek turqit duke treguar vlerat që mbart . Fati i ka trokitur në derë sepse është bërë pjesë e ekipeve me emër   sidomos pas eksperiencës së mrekullueshme në Europian . 

Pas Leicesterit , West Hamit , Sevillas dhe Atletico Madridit , hyrja në luftë e Chelseat e ka ashpërsuar dhe meriton të ndiqet deri në detajin e fundit.  

Por deri më tani  është bërë një lloj llogarie për të ardhmen e Attila Szalai-t duke i pozicionuar londinezët si më favoritët për arsye të potencialit ekonomik dhe gjithashtu historisë së madhe të suksesit që mbajnë mbi supe.

Por fakti se ishi-i i Apollon Limassolit në Qipro e mbaron kontratën në 2025-sën nuk konceptohet si një pengesë për pretendentët sidomos për Chelsean sepse mund ti ofrojnë një të ardhme ndryshe  Attila Szalai-t  .

Një favor të lehtë që kanë ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’  është se spanjollët vinë pas fitimit të La Ligas dhe kryeqytetasit pas Champions League-s , suksese që pa dyshim do të merren në konsideratë gjatë negociatave sepse automatikisht prodhojnë një ndjesi ndryshe për mbrojtësin nga Budapesti .  

Gjithashtu  duhet theksuar se ky lojtar mbetet alternativa e dytë e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ për prapavijën sepse prioritet absolut është Jules Kounde , transferimi i të cilit konceptohet shumë i ndërlikuar . Së pari për pretendimin e Sevillas dhe së dyti për faktin e të qënit shumë i rëndësishëm për Julen Lopeteguin .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy