Ndryshim në fanellë pas 26 vitesh, Interi arrin marrëveshjen me sponsorin e ri

Ndryshim në fanellë pas 26 vitesh, Interi arrin marrëveshjen me sponsorin e ri

Interi është gati të zyrtarizojë sponsorin e ri në fanellë, i cili do të ndryshojë për herë të parë pas plot 26 vitesh. “Pirelli” dhe Interi mbyllën bashkëpunimin mes tyre në fund të sezonit dhe tashmë në fanellën e zikaltërve do të vendoset një sponsor i ri.

Mediat italiane kanë zbuluar se sponsori i ri në fanellën e Interit do të jetë “Socios.com”, një kompani e lidhur me kriptovalutat. Ky sponsor do të garantojë 20 milionë euro në sezon për Interin. Te pjesa e pasme e fanellës do të jetë “Lenovo”, e cila do i garantojë klubit 5 milionë euro.

“Socios.com” ka nisur të përhapet në futboll dhe dje njoftoi edhe arritjen e marrëveshjes me klubin anglez të Arsenalit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy