Parisi nuk e harron Richarlison

Parisi nuk e harron Richarlison

 Merkatoja e kaluar verore prodhoi disa ndryshime të rëndësishme tek gjigandët e Europës .  Një ndër më fatlumet ishte Paris St Germain që u furnizua me komponentë shumë cilësorë ndër të cilët evidentohet Lionel Messi .  Kur mendohej se argjentinasi dhe  Barcelona do ishin gjithmonë të bashkuar ndodhi e papritura dhe u transferua në  ‘’ Parque de Prince ‘’.

Megjithatë asgjë nuk është e sigurtë për ‘’ Les  Pariziens ‘’ sepse nuk kanë lënë në harresë ndërhyrjet e rradhës pasi dëshira për sukses është më e madhe se çdo gjë . 

Fakti  se e ardhmja e Kylian Mbappes është lidhur ngushtë me Real Madridin i ka bërë kryeqytetasit të kundërpërgjigjen me një zgjedhje shumë interesante . Në fokusin e Mauricio Pochettinos është rikthyer  sulmuesi i Evertonit Richarlison . 24 vjeçari ishte një pjesë kyçe në suksesin e kombëtares së Seleçaos në Lojërat Olimpike, eventiment  ku të besuarit e Tites mundën Spanjën .  

Një aspekt që ja vlen për tu theksuar në këtë histori është se Richarlison është një peticion i bashkombasit të tij Neymar Junior për arsye janë kuptuar shumë mirë gjatë ndeshjeve me 5 herë kampionët e botës .

Ky moment konsiderohet ndër më kyçët e karrierës së ishi-t të Watford sepse ka përballë një shans që interpretohet si një sukses i garantuar në të ardhmen .

Ylli i ‘’ The Toffees ‘’ konsiderohet i pazëvëndësueshëm nga Rafael Benitez por me këtë interes  e ardhmja në ‘’ Goodison Park ‘’ mbetet në mëdyshje  .

 

                      

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy