
Aleix Garcia rezultoi një ndër më të spikaturit në sezonin e shkuar në Bundesligë.
Mesfushori është pjesë e Bayer Leverkusenit prej dy sezonesh, për të cilin drejtuesit e Atletico Madridit kanë shprehur interes.
Diego Simeone ia njeh shumë mirë cilësitë 28 vjeçarit, i cili shquhet si tejet kompetitiv dhe i ka dhënë gjatë sfidave një plus më tepër ‘’ Aspirinave ‘’.
Dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ janë hapur për ishi-n e Gironas, i cili mund të rikthehet shumë shpejt në La Liga.
Në sezonin e shkuar Aleix Garcia u aktivizua në 50 sfida përfshirë të gjitha kompeticionet, të shoqëruara këto me 6 gola dhe 11 asiste, 33 prej tyre në Bundesligë, 12 në Champions League dhe 5 në Kupën e Gjermanisë.
Kontrata me Bayer Leverkusenin i përfundon në 2029-tën por interesi i ‘’ Los Rojiblancos ‘’ sigurisht besohet se do të analizohet me detaje.
Krerët e ekipit pretendojnë rreth 30 milionë euro, i cili për më tepër e njeh me mjaft mirë Atletico Madridin.
Në aspektin e adaptimit të shpejtë mund të rezultojë një avantazh për 11-shen e ‘’ El Cholos ‘’, një ndër trainerët më jetëgjatë në stolin e një ekipi.
Sipas ‘ As ‘ protagonisti i kësaj historie e ka deklaruar se nuk e përjashton rikthimin në Spanjë edhe pse në ‘’ BayArena ‘’ ndihet i lumtur.
Siç dihet ndër vite falë trainerit argjentinas ‘’ Los Colchoneros ‘’ janë treguar kompetitivë në çdo kompeticion, të sikletshëm për cilindo rival.



