
Largimi i Gareth Southgate nga Anglia ishte fundi i një kapitulli gjatë eksperiencës së tij si trainer.
Numri një i stolit i dërgoi deri në finalen e Europianit ‘’ Tre Luanët ‘’, të cilët nuk mundën ti bënin ballë furisë së Spanjës.
Zhgënjimi është shumë i madh për krerët e Federatës, pasi nën drejtimin e 53 vjeçarit Anglia ka humbur dy finale rrjesht në këtë kompeticion.
Tanimë ka filluar të mendohet për zëvëndësuesin dhe në listë përfshihen tre emra. I pari është ai i Pep Guardiolas, kontrata e të cilit me Manchester City-n merr fund në 2025-sën.

Në vitet e fundit spanjolli ka treguar se është një ndër trainerët më të mirë në botë, i cili nëse do të ulet në pankinën e kësaj kombëtareje, ndoshta mund ta ndryshojë rrugëtimin drejt trofeve në të ardhmen.
Një tjetër opsion është edhe Jurgen Klopp, i cili pas eksperiencës me Liverpoolin shikohet një kandidat potencial për të drejtuar ish kampionët e botës në 1966-tën.
As Thomas Tuchel nuk i shpëton kësaj liste, i cili momentalisht është pa ekip që prej largimit nga Bayern Muncheni.
Eksperiencat tek Paris St Germain, Chelsea apo bavarezët natyrisht e kanë ndihmuar gjermanin, i cili në të kaluarën e fitoi Champions Leaguen me ‘’ Blutë e Londrës ‘’.
50 vjeçari shquhet për ndryshimin e shpeshtë në aspektin taktik, fakt që i ka shëndërruar ekipet edhe në më të frikshëm në të kaluarën.
Gjithashtu Sarina Wiegman, trainerja e ekipit të femrave të Anglisë ka shpalosur potencialin, tek kjo kombëtare ku presioni është shumë i madh.
Krerët e Federatës do të kenë një punë të vështirë duke qenë se zhgënjimet janë të njëpasnjëshëm por gjithsesi Anglia mbetet një rival që meriton respekt maksimal.



