Falë paraqitjeve mbresëlënëse me Celta Vigon , Gabri Veiga është shëndërruar në një kandidat potencial për t’iu bashkuar ekipeve me emër në merkaton verore.
Spanjolli , përpos interesit të Real Madridit , Barcelonës dhe Manchester City-t , së fundmi ka tërhequr edhe vëmëndjen e drejtuesve të Napolit, të cilët tashmë kanë dërguar një ofertë në adresë të spanjollëve.
5 milionë euro është shifra e përgatitur nga Aurelio Di Laurentis, skuadra e të cilit arriti një sukses historik me fitimin e Scudettos në sezonin e shkuar.
Me mbërritjen e trainerit Rudi Garcia në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ ka filluar të mendohet për këtë periudhë, për të përballuar një sezon , gjatë të cilit si gjithmonë rivaliteti pritet shumë i ashpër dhe ‘’ Il Partenopei ‘’ do të tentojnë të mbrojnë me çdo kusht titullin e fituar duke mos e anashkaluar vëmëndjen edhe nga Champions League .
Për 21 vjeçarin do të jetë një merkato deçizive për të ardhmen , lojtar i cili duhet të marrë një vendim dhe duhet theksuar se largimi i mundshëm nga ‘’ Balaidos ‘’ mund ti japë shansin për të fituar trofe të rëndësishëm në vijimësi .
Në sezonin e shkuar Gabri Veiga kontriboi me 11 gola në 39 sfida për Celta Vigon duke rezultuar një ndër më të mirët e të ashtuquajturve ‘’ Los Celticos ‘’.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.