
Egnatia fitoi Kupën e Shqipërisë, për herë të dytë radhazi. Rrogozhinasit triumfuan minimalisht në finale ndaj Kukësit.
Vendosi një gol i shënuar nga Edison Ndreca në minutën e 38-të në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, verilindorët iu afruan disa herë barazimit, por nuk ia dolën dot të shënojnë.
Në minutën e 79-të, Egnatia shpërdoroi edhe një penallti, me portierin Tafas, që priti gjuajtjen e Fernando-s.



