“Kupën e fiton Egnatia”, Stoka: Tifoz me Milanin, por në finalen e Champions League mbështes Interin

“Kupën e fiton Egnatia”, Stoka: Tifoz me Milanin, por në finalen e Champions League mbështes Interin

Dritan Stoka, opinionist sportiv, deklaroi në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, se Egnatian e shikon si fituese të Kupës së Shqipërisë, ndaj Tiranës.

Stoka njihet si tifoz i Milanit, por deklaroi se në finalen e Champions League, do të mbështesë Interin.

Unë mendoj se në finalen e Kupës do të fitojë Egnatia, duke parë edhe organikën që kanë rrogozhinasit, por edhe mungesat e Tiranës. Nëse Abazaj do të jetë në ditën e tij, mendoj se mund të bëjë diferencën për Tiranën. Shpresoj që arbitrat të mos ndikojnë në ndeshje.

Është e vërtetë që në finalen e Champions League, do të mbështes Interin ndaj Manchester City. Në Kupat e Europës, jam me skuadrat italiane. Unë jam me futbollin tradicional italian, siç bëra tifo për Romën, do mbështes Fiorentinën në Conference League dhe Interin në Champions League, ndonëse si tifoz i Milanlit i kam kundërshtarë. Unë dua që të rritet koeficienti i skuadrave italiane në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy