Gotze në radarët e Milanit

Gotze në radarët e Milanit

Dy sezonet tek Psv Eindhoven e kanë ndryshuar karrierën e Mario Gotzes i cili po shijon një rini të dytë në ‘’ Philips Stadion ‘’.

Gjermani është përfshirë në listën e Milanit , skuadër që sipas ‘ Goal ‘ e shikon si opsion preferencial për vijën sulmuese pasi Stefano Pioli vijon ta vlerësojë për arsye të adaptimit të 29 vjeçarit në disa pozicione .

Italianët  arritën suksesin në Scudetto duke siguruar titullin kampion dhe në ‘’ San Siro ‘’ ka filluar entuziazmi sepse vlera  për prishjen e kontratës me hollandezët është vetëm 5 milionë euro .

Me gjigandët e Eredivisies , Mario Gotze i ka kaluar provat me shumë sukses dhe tanimë fati i ka trokitur në derë. 

Sezonin me Psv Eindhoven ishi i Bayern Munchenit e mbylli me 12 gola dhe 11 asiste në 52 sfida dhe në Milano shpresat vijojnë  sepse flitet  për një lojtar të eksperimentuar , ish kampion i botës me ‘’ Trikolorët ‘’ dhe protagonist në finalen  e 2014-tës .

Për ‘’ Djallin ‘’ do të jetë shumë i rëndësishëm mosdevijimi nga kjo rrugë edhe në sezonin vijues , në të cilin do të tentohet edhe suksesi në Champions League , kompeticion që do ta nisë ndryshe.

Në të shumtat e rasteve , ishi i Borussia Dortmundit është karakterizuar si një asistues shumë i mirë për arsye se luan pas dy sulmuesve dhe të qënit protagonist në Eredivisie i ka bindur drejtuesit nga Milano se duhet ta kenë pjesë të projektit ambicioz.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy