Sfidë gjigandësh për Antonio Silvan

Sfidë gjigandësh për Antonio Silvan

 Niveli i shkëlqyer në prapavijë e ka përfshirë menjëherë  Antonio Silvan në listën e klubeve të njohur në Europë.

19 vjeçari vijon të jetë shumë efikas dhe një ndër më të mirët e Benfikës, për të cilin do të zhvillohet një sfidë shumë e ashpër. 

Sipas Ekrem Onur, specialist në merkato , për portugezin deri më tani janë interesuar pesë ekipe duke filluar nga  Aston Villa, Napoli , Juventusi, Liverpooli dhe Real Madridi.

Flitet se ‘’ The Redsat ‘’ dhe ‘’ Galaktikët ‘’ janë paksa të avantazhuar për të marrë shërbimet e Antonio Silvas për faktin e të qënit shumë të fuqishëm në aspektin ekonomik.

Vlera e Antonio Silvas në merkato aktualisht arrin 25 milionë eurot por s’përjashtohet një rritje progresive duke qenë se në çdo ndeshje  nxënësi i Roger Schmidt po impresionon dhe jo më kot ka tërhequr vëmëndjen e klubeve të elitës.

Megjithatë, drejtuesit e Benfikës tanimë i kanë vënë pikat mbi i dhe s’do të lejojnë largimin e lojtarit nga Viseo nga ‘’ Estadio Da Luz ‘’ për një shifër më inferiore se 50 milionë euro, e cila parashikohet  se me futjen në garë të pretendentëve të tjerë do të shënojë rritje.

Deri në këtë moment Antonio Silva numëron 3 gola në 34 sfida me kryeqytetasit dhe me lojën e zhvilluar evidenton se mund të shëndërrohet në një ndër protagonistët e merkatos së verës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy