Newcastle në luftë për  Florian Wirtz

Newcastle në luftë për Florian Wirtz

Pavarësisht se është shëndërruar në klubin më të fuqishëm në planet , Newcastle United s’ka patur fat deri më tani në Premier League .

 Pas 9 javësh bardhezinjtë renditen në zonën e ftohtë të klasifikimit  , pikërisht të parafundit dhe ky fakt imponon një kompromis absolut të drejtuesve për ta nxjerrë nga kjo situatë kritike .  Alternativave të shumta i është bashkuar ylli i Bayer Leverkusen Florian Wirtz .

18 vjeçari tashmë konsiderohet një idhull tek ‘’ Aspirinat ‘’ dhe gjithashtu është grumbulluar nga  Gjermania .

Problematika e vetme e cila është konfirmuar edhe nga portali gjerman ‘’ Bild ‘’ është kontrata e lojtarit nga Pulheim pa harruar përgjigjen e gjermanëve  e cila parashikohet se do të jetë një refuzim absolut .

 Duhet shtuar se lista e pretendentëve nuk mbaron me kaq sepse është zgjeruar  me interesin e  Manchester City-t , Manchester United ,  Chelseas , Bayernit , Liverpoolit ,  Tottenhamit , Atleticos , Barcelonës dhe Real Madridit . 

Ky fakt në plan të parë e ndryshon paksa rrjedhën e ngjarjeve pavarësisht se është akoma herët për të dhënë një verdikt më të saktë  por sigurisht që lufta do të ketë shumë rivalitet  deri në fund dhe në aspektin personal flet shumë për Florian Wirtz .

Të pretendohesh nga skuadra të këtyre niveleve  me vetëm 18 vite mbi supe është  një vlerësim për nxënësin e Gerardo Seoane pavarësisht se Bayer Leverkusen do të mundohet të pengojë largimin e tij nga  ‘’ Bay Arena ‘’.

6 gola në 12 ndeshje janë një statistikë  e mrekullueshme por pritet që rruga drejt suksesit të jetë akoma më bindëse në javët vijuese .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy