
Katër sezonet tek Real Sociedadi kanë rikonfirmuar se Brais Mendez vijon të jetë një lojtar i cili duhet marrë në konsideratë.
Mesfushori ka ditur të përshtatet me lehtësi në skemat e trainerit Sergio Francisco dhe me kalimin e kohës pretendentët nuk i kanë munguar.
Eshtë Tottenham Hotspuri, drejtuesit e të cilit do të luftojnë gjatë merkatos vijuese për ta transferuar në ‘’ White Hart Lane ‘’ dhe në fakt presidenti Daniel Levy ka menduar një ofertë prej 40 milionë eurosh.
28 vjeçari preferohet nga Thomas Frank sepse mund ti japë avantazhe këtij reparti dhe gjithashtu mund të rezultojë deçiziv në ndeshje të rëndësishme.
Paraqitjet shumë të mira si në La Liga ashtu edhe në Champions League e kanë shëndërruar në një lojtar atraktiv për çdo ekip dhe tashmë ‘’ Gjelat e Londrës “ shpresojnë ta arrijnë me sukses këtë marrëveshje.
S’përjashtohet një reduktim i shifrës së lartpërmendur deri në 30 milionë euro dhe sigurisht Premier League konsiderohet një opsion i cili meriton vlerësim maksimal.
Pritet që negociatat të vijojnë në muajt e ardhshme pasi bëhet fjalë për një lojtar kyç tek të ashtuquajturit ‘’ Los Txiuriurdines ‘’, një kockë e fortë sidomos në kampionatin spanjoll.



