
Ish-futbollisti Ermal Tahiri, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, ndeshjen mes Teutës dhe Partizanit, që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 0-2.
Sipas Tahirit, skuadra durrsake u hap shumë pas golit të parë të pësuar dhe kjo ia bëri më të lehtë të kuqve.
Pas pësimit të golit, Teuta u hap shumë. Me këtë organikë që ka Partizani, i dha mundësinë të ishte më mirë për vazhdimin e lojës. Edhe Teuta i kishte rastet, por Partizanit i erdhi momenti për të luajtur me një kundërshtar të hapur.
Të dyja skuadrat kishin raste shënimi. Ndërhyrjet e trajnerit Kolela, i dhanë një impuls tjetër të kuqve.



