Shtohet numri i lojtarëve shqiptarë që aktivizohen në Serie B. Së fundmi, në këtë kampionat është transferuar edhe mesfushori Idriz Voca.
Pasi kishte mbetur pa klub nga vera e vitit të kaluar, Voca ka arritur marrëveshjen për të kaluar te Cosenza.
Kjo është aventura e parë për 24-vjeçarin në kampionatin italian, aty ku do të kërkojë të lërë shenjë.
Vlen të përmendet se mesfushori ka luajtur 3 ndeshje me Shpresat e Shqipërisë dhe me pas vendosi të përfaqësojë Kosovën.



