Ivan Perisic ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Interit këtë sezon, ku me paraqitjet e tij, ka ndihmuar zikaltërit në fitimin e Superkupës dhe Kupës së Italisë.
Anësori i majtë, ka qenë një titullar i padiskutueshëm edhe në kampionat, aty ku Interi është në garë për titullin me Milanin.
Pas sfidës me Juventusin, kroati dha shenja largimi nga Interi, teksa deklaroi se rinovimi me lojtarët e rëndësishëm nuk lihet për në fund të sezonit.
Ditën e sotme “SportMediaset” ka zbuluar se Perisic ka arritur marrëveshjen për kalimin te Chelsea me parametra zero në verë.
Palët kanë rënë dakord për gjithçka dhe priten vetëm vizitat mjekësore dhe zyrtarizimi.



