
FSHF ka organizuar sot në stadiumin “Air Albania“ një ceremoni për lançimin e projektit më të fundit, “Uniforma ime“. Federata Shqiptare do të financojë bazën materiale për 15 mijë fëmijët që luajnë futboll në territorin e Shqipërisë.
Për këtë, në emisionin “Skaner” në MCN TV, ka folur anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Pano Xhixho, i cili tha se në një kërkim të bërë, ka parë se kjo që po bëhet nga FSHF, nuk është bërë nga asnjë Federatë në Europë.
Para se të shkoja në këtë aktivitet, bëra një kërkim në internet, për të parë se çfarë bëjnë federatat në Europë. Pashë që asnjë nga federatat, nuk mbështesin klubet me veshje dhe me topa. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë.
Kur gjërat bëhen realitet, e shikon që është diçka për t’u përshëndetur. Ministrja Kushi përgëzoi Federatën dhe presidentin Duka, për këtë. Kjo do jetë e përvitshme. Kjo lehtëson shumë klubet, por më shumë lehtëson familjet.



