Kontratë deri në vitin 2024, Cikalleshi zyrtarizon të ardhmen

Kontratë deri në vitin 2024, Cikalleshi zyrtarizon të ardhmen

Sokol Cikalleshi do të vazhdojë të jetë pjesë e Konyaspor në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares, ka rinovuar kontratën ditën e sotme deri në vitin 2024.

Forma e mirë e treguar nga lojtari, ka bindur drejtuesit për të zgjatur bashkëpunimin. Pas firmës në kontratë, Cikalleshi u shfaq i lumtur.

“Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e një familjeje të madhe si Konyaspor. Dua të falënderoj presidentin, lojtarët dhe trajnerin tonë që kontribuuan në realizimin e kësaj firme në kontratë. Premtoj se do të luftoj në fushë deri në pikën e fundit timen këtu. Kemi arritur një sukses të mirë këtë sezon.

Kjo nuk është një rastësi. Ne jemi këtu me një frymë ekipi. E rëndësishme është të qëndrojmë këtu tani e tutje. Kemi punuar shumë dhe do të vazhdojmë të punojmë. Jam i sigurt se do ta përfundojmë sezonin në një vend shumë të mirë. Nesër kemi një ndeshje të rëndësishme me Giresunspor. Shpresoj të largohemi me një rezultat të mirë”, u shpreh Cikalleshi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy