
Liverpooli është duke bërë hapa të suksesshëm në lidhje të ardhmen . Jurgen Klopp po mendon strategjitë e duhura që do ti aplikojë sezonin vijues për ti rikthyer djemtë e tij në kohët e arta . Por për triumfin në Premier League dhe Champions League pavarësisht taktikave të duhura në varësi të kundërshtarëve duhet të bëhet një merkato perfekte .
Kjo ide e përgjithshme që me padiskutim do të dominojë gjithmonë në botën e futbollit nuk ka vonuar shumë dhe është vënë në praktikë nga ‘’ The Redsat ‘’ të cilët e kanë fokusuar objektivin e rradhës . Evolucioni i Emiliano Buendias tek Norwich City-t vazhdon të analizohet me detaje nga drejtuesit e tyre të cilët dhe po përgatisin ofertën në drejtim të ‘’ The Canaries ‘’ . Argjentinasi mbetet një pikë referuese në skemat e gjermanit Daniel Farke dhe për momentin sipas Anfield Central Liverpooli mbetet favoriti kryesor për ta transferuar në ‘’ Anfield Road ‘’.
I rritur në ekipet inferiore të Getafes lojtari i lindur në Mar Del Plata arriti të shpërthejë tek ‘’ Los Azulones ‘’, eksperiencë që i krijoi mundësinë për tu bërë pjesë e një ndër kampionateve më të famshëm të kontinentit të vjetër siç është Premier League duke e gjetur veten shumë shpejt . Interesi i Liverpoolit me siguri do t’ia ndryshojë perspektivën e të ardhmes Emiliano Buendias sepse do të bëhej pjesë e një ekipi yjesh dhe do ti shërbente për ndërtimin e rrugës së duhur drejt fitimit të titujve.
Operacioni në fjalë parashikohet se do të kapë shifrën e 40 milionë eurove por janë koshientë se nuk do të jetë shumë i lehtë për tu realizuar sepse kontrata e të ashtuquajturit ndryshe ‘’ Emi ‘’ me anglezët merr fund në 30 qershorin e 2024-tës . Megjithatë nëse e rikthejmë vëmendjen tek progresi i bërë me Norwich City-n e vetmja fjali që të vjen ndërmend është se konkretizimi i një hapi të tillë do të ishte plotësisht i merituar për talentin argjentinas . Momenti i mrekullueshëm që po përjeton në karrierë është shoqëruar me 33 takime , 12 gola dhe 15 asiste gjatë këtij sezoni , statistika tepër entuziasmuese të cilat me siguri nuk do të anashkalohen lehtë nga drejtuesit e Liverpoolit .



