
Ramadan Ndreu është trajneri më i ri i Kastriotit. 57-vjeçari rikthehet në stolin e krutanëve, të cilët i ka drejtuar edhe në të kaluarën. Në sezonin e fundit, Ndreu drejtoi Tërbunin, skuadër e cila u përjashtua nga Kategoria e Parë, pas goditjes së arbitrit. Është këtë sezon trajneri do të drejtojë në Kategorinë e Parë, por këtë herë Kastriotin, ku synimi është i qartë, të rikthejë skuadrën në Superiore.



