
Është mbyllur në barazim 1-1, sfida mes Dinamos dhe Egnatias, e vlefshme për javën e 9-të në Abissnet Superiore.
Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh, me Bruno Telushin që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 7-të, pas prekjes së topit me dorë nga Maliqi.
Goli i barazimit do të vinte përsëri nga penalltia, pas një rrëzimi të Chinedu në zonë në minutën e 34, me Agim Ibraimin që nuk fali nga 11 metra, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.
Pjesa e dytë ishte e luftuar nga të dyja ekipet që kërkuan deri në fund fitoren, por nuk ia dolën. Në minutën e 50-të, Edvan Bakaj bëri heroin duke pritur penalltinë e Pedro Augusto. Në minutën e 83 u anulua edhe një gol i Allmuçës, për pozicion jashtë loje.
Dinamo ngjitet në vendin e 7-të me 10 pikë, ndrësa Egnatia renditet e gjashta me 11 pikë.



